E tmerrshme: Një burrë rrah brutalisht gruan e tij deri në gjakosje

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Të dyshuarit për këto ngjarje të trishta që po përfundojnë edhe tragjikisht, në shumicën e rasteve janë djemtë dhe burrat, ndërsa viktima vajzat dhe gratë. Ato përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe anëtarët tjerë të familjes.

Një ngjarje e tillë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur në një familje në Fushë Kosovë.

Sinjali mëson se një 27-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë brutale nga bashkëshortes së tij, pas një debate verbal që plasi mes tyre, ku ishte e përfshirë edhe nëna e të dyshuarit.

Sipas informacioneve të para, fillimisht mosmarrëveshja nisi mes viktimës dhe vjehrrës së saj, pasi kjo e fundit kërkonte medikamente për nipin, por që nusja refuzoi t’ia blinte pasi djali i saj ka një sëmundje dhe për të trajtohet te mjeku.

Refuzimi i saj dhe kundërshtimi ndaj vjehrrës, e mllefosi bashkëshortin e viktimës, i cili në shenjë revolte nisi të ushtrojë dhunë fizike e psikike ndaj gruas, derisa e gjakosi.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, ndërsa gruaja bashkë me fëmijën është kthyer te familja e saj.

Lexo edhe:  “Du me buzëqesh kur flas për to”, gazetarja e T7 rrëfen për humbjen e nënës dhe gjyshes