Zvicër, një burrë me thikë hyn në kopsht dhe plagos fëmijët

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur këtë të martë në një kopsht fëmijësh pranë sheshit Bernina në veri të Zyrihut, ku një burrë i armatosur me thikë sulmoi fëmijët.

Sipas raportimeve nga mediat zviceriane, tre fëmijë kanë mbetur të lënduar, përfshirë një djalë 5-vjeçar me plagë të rënda.

Dy djem të tjerë, gjithashtu 5 vjeç, kanë marrë plagë më të lehta dhe po trajtohen në spital. Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë një qendër tregtare të rrethuar dhe dritare të mbuluara me batanije termike për mbrojtje.

Prindërit e fëmijëve po marrin mbështetje psikologjike, ndërsa policia ka ngritur një qendër operacionale të lëvizshme në vendngjarje.

Sulmi ndodhi në mesditë, dhe policia nisi një operacion të gjerë që përfundoi me arrestimin e autorit, një 23-vjeçar kinez. Motivet e tij ende nuk janë të qarta. Një dëshmitar okulare tregoi se një koleg i saj e hodhi agresorin në tokë, duke e parandaluar që të godiste fëmijë të tjerë.

Lexo edhe:  Bllokohet rruga në Bllacë: Aksident trafiku në afërsi të vendkalimit kufitar