Grenelli thotë se “Blinken dhe Sullivan gënjyen” për trupat serbe në kufi

Ish-Përfaqësuesi Special i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka akuzuar  Antony Blinken-in dhe Jake Sullivanin se gënjyen për trupat serbe në kufirin me Kosovën.

Grenell tha se Shtëpia e Bardhë gënjeu se u rrit numri i ushtarëve serb në kufi, derisa shtoi se sekretari Blinken dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare në SHBA, Sullivan nuk kanë lidhje me rajonin e Ballkanit.

Jake Sullivan dhe Antony Blinken dje shtynë informacione të rreme për trupat serbe në kufirin me Kosovën. Ata nuk kanë lidhje me Ballkanin. Vitin e kaluar kishte 14 mijë trupa, sot janë 7500 trupa dhe deri të hënën do të ketë 4 mijë trupa serbe në kufi. Pra, pse Shtëpia e Bardhë Joe Biden gënjeu për një rritje? Është një ndërtim DOWN. Dhe pse i dhanë një vijë të kuqe të 3 qershorit Albin Kurtit dhe më pas e lanë ta kalonte vijën pa pasoja? Dobësia shkakton kaos”, ka shkruar Grenell në platformën X.

Lexo edhe:  Ky është vendi ku punonte 35-vjeçarja e vrarë, ish-burri e ndali nga puna