I zhdukur nga shtatori i vitit 2022, Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 28-vjeçarit

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi, që është raportuar i zhdukur nga familjarët qe më shumë se 1 vit e gjysmë. Për fatin e Melidin Adilin nga fshati Borje i Shqipërisë, nuk dihet asgjë nga shtatori i vitit 2022.

Në njoftim thuhet se hera e fundit që i njëjti është parë ka qenë më 4 shtator, në vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod në Dragash.

“Personi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.05.1995 nga Fshati Borje I Republikës së Shqipërisë, i cili për here të fundit është parë nga bashkëfshatarët e tij me datën 04 shtator 2022, më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod , KK Dragashë.

Ai ka dalë në bjeshkët për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer .

Që nga momenti I raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.

Pasi që është iniciuar rasti i Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Policisë së Prizrenit që nga ajo kohë e janë kërkuar personin e përmendur, në ditët e fundit në një program televizivë një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.

Megjithatë peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri .

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren

E-mail: [email protected]” – thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Sot varroset kadeti i Policisë që humbi jetën tragjikisht në aksident