Befason Aleksandar Vuciq, e jep një dorëheqje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dorëheqje nga partia të cilën ai e udhëheq, SNS.

Ai, në tubimin që mbajti sot tha se kjo është nata e tij e fundi që i drejtohet serbëve si kryetar i kësaj partie.

“Nesër dikush tjetër do të marrë drejtimin e SNS-it, anëtar i së cilës do të mbetem dhe do të jem anëtar besnik”, tha ai, shkruan Tanjug.

Më tej, Vuçiq tha se nga nesër do të jetë president i të gjithë qytetarëve të Serbië, e jo president i partive politike.

Lexo edhe:  Ra në Badovc me veturë, doktori arrin të shpëtojë kurse veturën e nxorri FSK