Vdekja e punëtorit 19-vjeçar, arrestohet menaxheri i kompanisë “Zogaj” në Prizren

Sot u raportua për një ngjarje të hidhur që ka ndodhur në familjen Zogaj nga Malisheva, pasi Klodiani derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi banesor në Prizren, ka rënë nga një lartësi kështu duke humbur jetën tragjikisht.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pronari i kompanisë “Zogaj sh.p.k”, Shqipron Zogaj është arrestuar për rastin tragjik që ka ndodhur në ndërtesën ku ishin të kontraktuar për të kryer punime.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar, menaxheri i kompanisë ku ka punuar viktima, i cili është edhe familjar i viktimës, si dhe një dëshmitar. Me rastin janë duke u marr Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, u shpreh ai.

https://sinjali.com/e-dhimbshme-ky-eshte-19-vjecari-qe-vdiq-pasi-ra-nga-skelet-teksa-ishte-duke-punuar-ne-prizren/
Ndryshe, sipas Policisë, 19-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga kati i tretë nga skelet. Megjithatë, nga fotografitë e shkrepura në vendin e ngjarjes, shihet se ndërtesa ku punonte i ndjeri, nuk kishte skele.

Në vendngjarje kanë dalë Policia dhe mjekët nga emergjenca, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e siper, një person i moshës 19 vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartesi e konsiderueshme”, ka deklaruar z. Bytyqi.

“Policia ka dal ne vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Viktima ka rene nga Kati i tret nga skelet. Ne vendngjarje kan dal edhe mjeket nga emergjenca të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha Bytyqi.

Lexo edhe:  Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, i përfshirë njëri prej autobusëve urbanë