Zhduket një djalë në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një djalë në Gjakovë.

Për zhdukjen e tij ka njoftuar babai i djalit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të dielen rreth orës 19:30.

“Gjakovë 09.07.2023 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovare ka njoftuar policinë se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  ‘Puna e shtetit’/ Mbi 3 mijë aplikues për 50 pozita në MPB, ankesa se disa kandidatë i morën përgjigjet e sakta në telefona