Policët u bën për spital pas aksidentit me kamion

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit.

Atje një veturë e policisë është aksidentuar me një kamion me peshë shumë të rëndë, shkruan Jepi zë

Nga pamjet shihet se edhe kamioni ka pësuar dëme të mëdha poashtu edhe vetura e Policisë ku shihen se i janë japur “air bag-at”.

Policët që u lënduan teksa po ktheheshin në bazë janë dërguar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, ku kanë marrë trajtim mjekësor dhe sipas mjekësve gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Lexo edhe:  I kërkuari me 217 vepra penale në duart e Policisë, për çka akuzohet Qazim Kamberit