Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot mjaft i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të sjellin reshje lokale shiu.

Pasdite priten zhvillime më të fuqishme të vranësirave që lokalisht do të kushtëzojnë rrebeshe shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me alternime mes vranësirave, intervaleve kohore me diell dhe rrebeshe lokale të shiut të cilat në disa zona mund të jenë më intensive dhe me vetëtima e bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje në tërë rajonin për shkak të erërave nga veriu.

Të Premten pak më ftohtë, me vranësira e intervale kohore me diell. Reshjet do të jenë më të pakta, ndërkohë që një masë ajrore nga Mesdheu i afrohet rajonit.

Për fundjavë masa ajrore nga Mesdheu kushtëzon rrymime të fuqishme ajrore nga jugu. Priten vranësira, intervale kohore me diell e reshje lokale shiu. Temperaturat shënojnë rritje të dielën sepse priten më shumë intervale me diell në Kosovë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Gazetari kosovar: Vrasësi dërgua në Emergjencë, Hamide Magashi u la në oborr pa asnjë intervenim