Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot  na pret mot mjaft i nxehtë sidomos paradite dhe në mesditë ku do të kemi mot me diell.

Pasdite lokalisht do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vetëm në disa rajone mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite vetëm në disa rajone do të ketë shtim dhe zhvillim të vranësirave me mundësi për ndonjë rrebesh ose stuhi të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Mot mjaft i nxehtë na pret edhe të mërkurën dhe kryesisht me diell. Pasdite prapë parashihne zhvillime të izoluara të ndonjë rrebeshi ose stuhie afatshkurtër.

Të enjtën pasdite pritet destabilizim më i theksuar i motit, me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Do të vazhdojë nxehtësia verore, ndërsa freskim i motit pritet vetëm në zonat e reshjeve dhe vranësirave./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Shembull i mirë: Punëtori në Vushtrri është aq i kënaqur me kushtet, sa i çon mirënjohje pronarit Naser Imeri