Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot pritet të kemi mot të freskët. Në mëngjes herët ende mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu, ndërsa vranësirat lokale do të jenë prezente gjatë ditës duke u alternuar me intervale kohore me diell. Do të fryjnë erëra mjaft të freskëta nga veriu ndërsa temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në viset bregdetare më ngrohtë, ndërsa në viset kontinentale më freskët.

E Mërkura na sjellë mot kryesisht dhe stabil. Vranësirat do të jenë të pakta dhe lokale. Temperaturat shënojnë rritje graduale.

Të enjten na pret mot me diell dhe vranësira. Pasdite parashihen disa vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Nga e premta përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  E rëndë: Therret një 20 vjeçar pranë sheshit në Mitrovicë