Aksident trafiku në Drenoc të Klinës, ka të lënduar

Foto ilustruese

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe para pak minutash në fshatin Drenoc të Klinës, ku janë përfshirë dy automjete.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar.

Të njëjtit njoftojnë se janë shkaktuar kolona në komunikacion.

 

Lexo edhe:  U përfol se janë ndarë – Andi e Gresa shihen duke pirë kafe me Vedatin