Të shtëna me armë zjarri në Veri të Mitrovicës, polici gjuan më drejtim të vëllezërve të tij

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në një restorant në Veri të Mitrovicës, ku dyshohet se është i përfshirë një zyrtar policor.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë) që po dyshohet për këtë rast, jashtë detyrës zyrtare ka gjuajtur në drejtim të vëllezërve të tij.

Sipas informatave të para, para se polici ta shkrepte armën, e që ka mundësi ta ketë përdorur ne vetëmbrojtje, vëllezërit e tij kanë gjuajtur fillimisht me armë gjuetie.

Deri më tani, sipas sinjalizuesit nuk ka persona të arrestuar, teksa dy vëllezërit e zyrtarit policor kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.

02 Press do të ju mbajë të informuar në lidhje me detajet e reja.

Lexo edhe:  VV në dy-vjetorin e fitores: Sakrifica e mijëra aktivistëve po shpërblehet me një shtet që s’vjedh