Vrasje në tentativë në Gjilan

Katër persona janë arrestuar në Gjilan pasi të njejtit janë rrahur mes veti për një pronë.
Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një armë dhe gëzhoja me 13 fishekë

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË / LËNDIM I LEHTË TRUPOR / SULM

Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan  15.11.2023 – 11:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Lexo edhe:  Vdes e moshuara që u dërgua në QKUK, djali i saj dyshon se nuk iu ofrua ndihma e duhur mjekësore