Arrestohen tre persona në Prizren, u prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të IPK-së

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Prizren tre persona, që u prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të IPK-së.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.

“Fsh. Novakë, Prizren 15.11.2023-10:45. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë prezantuar rrejshëm si pjesëtar të IPK-së. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  KMDLNj: Autobusi i Kosovës u sulmua në Serbi, ku janë reagimet