Valon Berisha mirëpret ekipin e BNE në Australi: Krenar me ju shqipe

Ekipi shqiptar i CS:GO, Bad News Eagles nesër do të nisë rrugëtimin në turneun ESL Challenger Melbourne në Australi. Bad News Eagles do të nisin garën në Australi nesër ndaj ekipit, VERTEX.

Para këtij ballafaqimi ekipin shqiptar e ka pritur në Australi futbollisti kosovar, Valon Berisha.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka pozuar me pesë lojtarët dhe trajnerin në Melbourne.

Ai ka publikuar fotografinë, ku ka shkruar: “Shqipet gjithmonë bashkë, krenar me juve djema”.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, 3 persona dërgohen në QKUK