Zhduket një 8 vjeçar në pishinën e Gërmisë

Një grua ka raportuar në polici, se perderisa ishte në pishinën e Gërmisë, djali i saj tetëvjeçar është zhdukur.

Rasti ka ndodhur me 4 gusht dhe policia po e vazhdon hetimet.

“Rr. Shpëtim Rrobaj, Prishtinë 04.08.2022 – 16:00. Një femër kosovare, ka raportuar se përderisa ishte në pishinën e Gërmisë me djalin e sajë 8 vjeçar, ai është larguar dhe nuk është kthyer më dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lexo edhe:  Haradinaj: Kurti dhe Vuçiqi janë shokë