E mbush veturën naftë me para false dhe ikën

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar deri me tani i pa njohur, ka furnizuar veturën me derivate dhe pagesën e ka kryer me një kartëmonedhë prej 500 euro, e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar.

Përmes raportit të saj të përditshëm PK-ja shton se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga njësitë policore kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore, shkruan lajmi.net.

Po ashtu njoftohet se rasti ka ndodhur në Gjakovë dhe se i njëjti vazhdon të hetohet.

“FALSIFIKIM I PARASË. Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 05.08.2022 – 11:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar deri më tani i pa njohur, ka furnizuar veturën me derivate dhe pagesën e ka kryer me një kartëmonedhë prej 500 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga njësitë policore kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo edhe:  Kjo është gjendja shëndetësore e Imamit i cili u rrah nga tre vëllezër