Pas vendimit të Pantiqit, Vuçiqi thotë: “Është mirë të hiqen barrikadat”

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u shpreh sot pas vendimit për Dejan Pantiqit për t’u dërguar në arrest shtëpiak, se përfaqësuesit e kësaj liste kanë folur me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, dhe se i cili iu ka thënë që “”do të ishte mirë që hiqeshin barrikadat.”

Rakiqi tha se Vuçiq kishte thënë që ishte mirë të hiqen barrikadat.

“Ne nuk kemi besim në Qeverinë e Kurtit. Mund të them se nuk u besojmë as garancive ndërkombëtare. I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq të dëgjojë përfaqësuesit e popullit në barrikada. Ne do të shkojmë te ai me kërkesa të qarta. Ne i besojmë vetëm atij,” – vazhdoi më tej Rakiq, ish ministër në Qeverinë Kurti.

Më tej, kreu i Listës Serbe u shpreh që serbët e dinë se presidenti Vuçiq ka shumë presion ndërkombëtar.

Lexo edhe:  Hajnat futen në një shtëpi, vjedhin rreth 3 mijë euro që i gjetën të ‘paluara’ në dhomë