Lajm i hidhur: Vdes ish inxhinieri i Trepçës nga Mitrovica, Hazir Haziri

Familja Haziri nga Mitrovica ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.

Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetë Hazir Haziri me banim në lagjen Tavnik, shkruan Jepi zë.

I ndjeri ishte pjesë e kombinatit xehetaro-metalurgjik Trepça, ku vite me radhë kishte punuar si inxhinier.

Ai gëzonte respekt të madh tek kolegët e tij, qytetarët dhe familja e gjerë.

Lajmin për vdekjen e ish inxhinierit Haziri e ka dhënë djali i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Na e djege shpirtin babi jem! Allahu të shpërbleftë me xhenet ashtu qysh e pate shpirtin e bardhë! Ike shpejt, le zbraztësirë në shpirtin tonë për gjithë jetën I Madhi Babi jem!

Lexo edhe:  Flet pronari i fabrikës që u digj sot në Prizren: Dëmi është mbi gjysmë milioni euro!