Zhduket i riu nga Peja, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është: HAZIR (Naser) BRESILLA i lindur me 02.05.2002 në Pejё.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë- E-mail adresa: [email protected]

Lexo edhe:  E turpshme: Vushtrriasi rrah nënën e tij e bën për spital, arrestohet nga policia