Osmani tregon pse e veshi sot uniformën ushtarake

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka treguar arsyen për veshjen e saj me uniformë ushtarake gjatë adresimit të saj para ushtarëve të FSK-së.

Ajo tha se arsyeja e veshjes është taktike, pasi sipas saj, gjatë ditës ajo vizitoi komandën e FSK-së të forcave tokësore që gjendet në Istog dhe se pjesë e vizitës ishte edhe demonstrimi i FSK-së në terren.

“Pra kanë qenë disa ushtrime në terren që automatikisht kërkojnë që cilido që merr pjesë aty të ketë një veshje tillë”, është shprehur Osmani në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje, ajo tha se veshja e sotme e saj nuk ka të bëjë me situatën aktuale në Kosovës, por se ka qenë vlerësim për shkak të demonstrimit.

“Nuk ka të bëjë me situatën që e kemi, por ka qenë vlerësim i përbashkët që për shkak të demonstrimit të FSK-së që është bërë dhe natyrisht, terreni që e viziton e përcakton edhe veshjen. Nuk ka ndonjë mesazh politik prapa kësaj, është çështje e protokollit ushtarak dhe ne e respektojmë”, është shprehur Osmani.

Lexo edhe:  Varësia nga droga: Tre të rinj kapen me substanca narkotike në Obiliq