Vdes veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së nga Prekazi, Ferat Ferati

Ka vdekur veterani i UÇK-së dhe invalidi i luftës nga Prekazi, Ferat Ferati.

Këtë e ka konfirmuar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”, duke shtuar ky lajm tronditi të gjithë ata që e njohën Feratin.

“Lajmi për vdekjen e veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Ferat Ferati nga Prekazi, na pikëlloi të gjithëve. Përpjekja për liri ju shperbly me dhimbje e vuajtje deri në momentet e fundit por qëndrimi prej burri stoik nuk do të zbehet kurrë. Do të na mungosh mik. Ngushëllime familjes, miqve e shokëve!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajmi për vdekjen e veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Ferat Ferati nga Prekazi, na pikëlloi të gjithëve.
Përpjekja për liri ju shperbly me dhimbje e vuajtje deri në momentet e fundit por qëndrimi prej burri stoik nuk do të zbehet kurrë.
Do të na mungosh mik.

Ngushëllime familjes, miqve e shokëve!

Lexo edhe:  Buci këshillon Lumbardhin për raportin me Kaderin dhe Albyn