Zhduket 14-vjeçarja në Ferizaj, nëna e raporton rastin në Polici

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Mëngjesin e djeshëm një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka bërë me dije se ka humbur kontaktet me vajzën e saj.

Sinjali mëson se nëna ka deklaruar se 14-vjeçarja ka dalë nga shtëpia mbrëmjen e së martës dhe që atëherë nuk di asgjë për fatin e saj.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Më 1 prill shtrenjtohet me të madhe rryma në Kosovë, nisin ankesat