Ky është formacioni zyrtar i Shqipërisë për ndeshjet e fundit të kualifikimit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Pesë ndryshime ka në formacionin e Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe.

Strakosha zëvendëson Berishën, Balliu zëvendëson Hysajn, Keidi Bare ul në stol Ramadanin, Uzuni-Seferin dhe Mirlind Daku merr vendin e Cikalleshit.

Formacionet zyrtare:

Kombëtarja shqiptare ka siguruar një vend në Evropianin e vitit të ardhshëm, teksa sonte synon që të sigurojë kualifikimin si e para e grupit.

Përveç fitores, sigurisht se “Kuqezinjve” u mjafton edhe një pikë sonte për të shkuar në Evropian si e para e grupit.

Lexo edhe:  Rrahje në Pejë, miqtë e hudhin dhëndrrin në lumin Bistrica