Gjilan: Të dyshuarit i kapen mbi një kilogram marihuanë

Një person në Gjilan është arrestuar mëngjesin e së ,martës nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike të llojit marihuanë.

Policia e Kosovës njofton se në objektet përcjellëse dhe shtëpinë e tij, të dyshuarit i janë gjetur 1.1 kilogramë marihuanë.

“Gjilan / 12.03.2024 – 10:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse i është gjetur dhe sekuestruar 1 kg. e 154.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e PK’së.

I dyshuari, sipas policisë, është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  40 mijë kosovarë me rreth 10 mijë vetura ia mësyjnë Shqipërisë