Banorët e BBV “shpërthejnë” me ofendime kundër Romeos

Banori i Big Brother Vip Albania, Romeo Veshaj ka qenë cak i banorëve të tjerë pas spektaklit të kaluar.

Julian Deda, Erjola Doçi dhe Egla Ceno, ishin disa nga banorët që iu vërsulën atij duke e akuzuar për raportin me Heidi Bacin.

Po ashut, pas akuzave Erjola kaloi edhe në ofendime duke u shprehur se Romeo e ka përdorur për marrëdhënien me Bacin.

“Je i zi si rrobat që ke veshur. Edhe në jetë kështu ecën, duke përdorur femrat?”, ka transmetuar moderatorja, teksa vazhdoi duke thënë “Mos më përdor mua kur jam e kthjellët kur jo, rritu pak, mendo që ne mendojmë ndryshe”.

Gjithashtu nuk mbetën pa reaguar edhe konkurrentët e tjerë ku ndërhynë në debatin e zhvilluar.

Si duket të gjithë banorët e shtëpisë janë kundër Romeos momentalisht, ndonëse po vazhdon me lojën e tij.

Lexo edhe:  Jori ‘çmend’ Big Borther, i dalin pjesët intime