Vushtrriasi e rrah brutalisht bashkëshorten e tij, e godet me shkop druri

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre. E për shkak të dhunës fizike që përjetojnë, viktimat në të shumtën e herëve përfundojnë me lëndime dhe dërgohen në spital.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua në Vushtrri, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 43-vjeçari dyshohet se pas një konflikti verbal ka eskaluar në dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke e goditur atë me mjet të fortë dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja bashkë me fëmijët janë dërguar në strehimore për shkaqe sigurie.

Lexo edhe:  Ky është zyrtari policor i arrestuar për dhunë në familje, ndalohet për 48 orë