Mitrovicasi nga Gjermania pëson aksident të rëndë pasi godet nga një kamion me gaz: “Allahu më ka rujt nga më e keqja”

Mërgimtarët tanë që jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës ballafaqohen edhe me sfida të ndryshme por që nuk duan t’i tregojnë për familjarët e tyre në Kosovë.

Një mitrovicas dje i ka shpëtuar më të keqes pasi ka pësuar një aksident shumë të rëndë, shkruan Jepi zë.

Ai ka folur për “Jepi zë” duke kërkuar të mos identifikohet me emer dhe me pamje me qëllim që mos ta shqetësojë familjen e tij në Mitrovicë.

Mërgimtari ka treguar se është goditur nga një kamion që po barte cisternë gazi, por i njejti pas goditjes është rrotulluar, siç shihet edhe në foto.

Mitrovicasi ka treguar se ai ka pranuar ndihmën e mjekut ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ngjarjes edhe ekipet tjera që të asistojnë në largimin e pjesëve të shkëputara të automjetit dhe pastrimin e rrugës

Ai në fund ka falenderuar Zotin që e ka shpëtuar nga më e keqja, dhe fatmirësisht tani po ndihet më mirë me shëndet.

Lexo edhe:  Haradinaj pyet Kurti: A ke marrë ndonjë shpërblim nga Rusia?