Kjo është e dyshuara për kërcënimin me thikë ndaj mjekut të QKMF-së në Shtime

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme raportoi për një rast të kanosjes që ka ndodhur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtimë, ku viktimë është një mjek i këtij institucioni shëndetësor. E dyshuara është arrestuar ditën kritike dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e dyshuara është Besa Bytyqi, 46-vjeçare.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të hënën, kur Bytyqi me një thikë me vete kishte shkuar në QKMF-në ‘Dr.Vezir Bajrami’ dhe më pas kishte plasur sherri.

Për motive ende të panjohura, ajo dyshohet se ka kërcënuar mjekun në fjalë me thikë, gjë që ka bërë që sigurimi fizik i QKMF-së të ndërhyjë dhe ta izolojë të dyshuarën derisa Policia shkuan në vendngjarje.

E dyshuara është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin dhe me urdhër të prokurorit ndaj saj është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e 47-vjeçares.

Shënim: Personi i apostorfuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  “Isha me një ditëlindje”- Nëna e lë vetëm fëmiun 3 vjeçar në mes të natës, fqinjt e lajmërojnë në Polici