Tri orë takim, Kurti s’merret vesh me njësitet speciale të Policisë

Takimi prej më shumë se tri orësh mes kryeministrit Albin Kurti dhe Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës ka përfunduar pa marrëveshje, mëson Gazeta Express nga burimet e saj të sigurta.

Burimet e Express bëjnë me dije se në takimin që rezultoi pa marrëveshje nuk pati as premtime për plotësimin e kërkesave të policisë nga ana e kryeministrit.

Sipas të njëjtave burime, në takim ka pasur edhe momente kur është ngritur toni i zërit mes pjesëmarrëse. Bëhet me dije se kryeministri ka qëndruar në pozicionin e tij dhe policët në kërkesat e tyre.

Pakënaqësitë lidhur me shtesat e rrezikshmërisë i kanë nxjerrë në rrugë, para dy javësh, pjesëtarët e Njësive më Elitare të Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME).

Lexo edhe:  Rekomandohet bartja e maskës nga qytetarët e Prishtinës