Vrasja në tentativë në Gjilan: Ky është personi që dyshohet se plagosi dy vëllezërit Hajdini

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Gumnishtë të Poshtme të Gjilanit, ku pas një konflikti për motive ende të panjohura mes tre personave, kanë mbetur të plagosur dy vëllezër. I dyshuari është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Abedin Starabaja, 37-vjeçar.

Starabaja dyshohet të ketë shkrepur armën e zjarrit ku si pasojë mbetën të plagosur vëllezërit Sh. dhe LHajdiniVëllezërit Hajdini u dërguan me urgjencë në spital, ndëkrohë që për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, Sh. Hajdini është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe tri gëzhoja të cilat dyshohet të jenë të armës që u përdor në rast.

Me urdhër të prokurorit, Starabaja është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë‘.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Lexo edhe:  Vrasja në tentativë: Arrestohen dy të dyshuarit, dy të tjerët në kërkim të Policisë