Policia në aksion kundër krimeve kibernetike

Në orët e hershme të mëngjesit u raportua për bastisje në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani, tha për Klankosova.tv se është duke u zhvilluar një operacion kundër krimeve kibernetike, në lokacione të ndryshme.

“Operacioni policor është duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet”, tha Kelani.

Lexo edhe:  E rëndë: Gjendet i vdekur një 39 vjeçar në Prizren, u la familjes një letër