Vrasja në “Kobra City”, axha i viktimës: Nipi u qëllua brenda veturës nga prapa, vdiq në vend

Nata e tretë e festës për Vitin e Ri përfundoi tragjikisht mëngjesin e sotëm në Prizren. Një sherr që nisi në lokalin “Kobra City” në Prizren përfundoi me vrasje. I arrestuar për këtë rast është vet pronari, Dibran Hoxhaj, i cili po dyshohet se ka shtënë në drejtim të dy të rinjve nga Kukësi, njëri prej të cilëve humbi jetën, e tjetri ka mbetur i plagosur.

31-vjeçari që ka ndërruar jetë është Visart Cengu, ndërsa ka mbetur i plagosur Rufgen Shehu, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me ngjarjen tragjike ka folur axha i viktimës, Besim Cengu.

Ai tha se nipi i tij ishte qëlluar në makinë nga prapa.

“Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”, tha Cengu në një prononcim ekskluziv për Klan Kosova.

Lexo edhe:  “Le ta provojnë edhe nënat serbe sa vështirë është me varros fëmijë”, Hoxhë Osman Musliu komenton ndezjen e qirinjve në Prishtinë për të vrarët në Beograd