Kur “Kobra” dekorohej me mirënjohje nga komuna e Bujanocit: I thoshin i rrezikshëm por është i pazëvendësueshëm

Thotë se i ka 196 vepra penale, edhe pse policia aludon në shumë më pak, “KingKobra” – i përfshirë në një vrasje në Prizren, të hënën mbrëma – ishte nderuar me mirënjohje nga ish-kryetari i kuvendit të Bujanocit, Adnan Slaihu.

Kjo kishte ndodhur katër vite më parë, në një event në Tiranë, i cili kishte për qëllim nderimin e figurave të ndryshme me mirënjohje, e ndër ta ishte edhe “Kobra”.

Ai pranoi mirënjohjen nga kryetari i atëhershëm i Bujanocit, Salihu.

Por për çfarë arsye?
Epo, sipas moderatorit të dënuar për detyrim në prostitucion, Kreshnik Husaj aka “Kika”, mirënjohja ishte dhënë për shkak të veprave bamirëse të “Kobrës”.

“Kika” shpjegonte veprën bamirëse duke thënë se kishte therrur 150 kurbanë, për t’i dalë në ndihmë personave në nevojë.

“Në fund nuk e lënë si të pa rëndësishëm, e kam lënë si kontribues të veçantë, e kam lënë si njeri të veçantë. Ai arriti t’i prej 150 kurbanë për festën e Kurban Bajramit. Ai arriti t’i ushqejë 72 familje muaj për muaj. Ai arriti të ushqejë fëmijë që çdo herë fëmijët që i trokisnin në derë. Arriti t’iu sigurojë kulm mbi kokë që i trokitën në derë. Si emër që shumë nuk e donin, thoshin i rrezikshëm thoshin, jo i mirë, por si shpirt i pa zëvendësueshëm i njeriut. Këtë çmim unë e pashë dhe jam shumë i nderuar që kam kryetarin e kuvendit të Bujanocit për njeriun shumë të veçantë e që është Dibran Hoxhaj”, ishte shprehur “Kika”.

Vrasja në Prizren, zbulohen detaje të reja
Një sherr i nisur mbrëmë në njërin nga lokalet e Prizrenit ka përfunduar me vrasjen e një 31-vjeçari. Atje dyshohet se u vra shtetasi nga Shqipëria, Visart Cengu. I dyshuari kryesor sipas hetuesisë besohet të jetë kosovari Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si Kobra. Bashkë me Dibranin janë edhe pesë persona të tjerë që po intervistohen nga Policia. Nacionale sjellë detajet.

Lexo edhe:  Detaje nga vdekja e dyshimtë në Vushtrri, viktima u gjet pa shenja jete te një lum

Për Nacionalen detaje për këtë ngjarje ka dhënë prokurorja e rastit.

Sipas prokurores së rastit Nazan Shero i dyshuari Dibran Hoxhaj bashkë me disa të tjerë po e vazhdojnë intervistimin në stacionin e Policisë në Prizren.

“Jemi në hetime e sipër. Ende nuk kemi asgjë konrete. Të gjitha veprimet hetimore jemi duke i ndërmarrë. Nuk mundem asgjë tjetër me iu konfirmu. Të gjithë ata që kanë qenë prezent, edhe Dibrani edhe të tjerët janë duke u intervistuar. Ekspertiza do të tregojë se si u vra”, ka thënë Shero për Nacionalen.

E tutje si pasojë e sherrit që besohet se nisi në lokalin ku besohet se Kobra është pronar, u plagos edhe një person tjetër i moshës 27-vjeçare.

Intervistimi i Kobrës po vazhdon edhe në këto momente në stacionin policor të Prizrenit.

Policia: Intervistimi i disa personave po vazhdon ende

Këtë ia tha Nacionales togeri i Prizrenit Shaqir Bytyqi.

“Intervistimi po vazhdon. Pos Dibranit janë edhe disa persona të tjerë që po intervistohen në Stacionin Policor të Prizrenit”, tha Bytyqi për Nacionalen.

Nga Policia e Kukësit tregojnë për Nacionalen si nisi sherri

E nga Policia e Kukësit i thanë Gazetës se si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar”, thotë zëdhënësja e Policisë së Kuksit, Diana Deda për Nacionalen.

Ajo thotë se në momentin kur tashmë viktima e i plagosuri po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi Hoxhaj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Lexo edhe:  Ky është 26 vjeçari që iu gjetën 59 kg marihuanë në shtallë në Skënderaj