“Vjet m’ka vdek djali madh, po edhe ata dy tjerët në Gjermani si t’dekt i kam, s’ma shkelin derën”

Një i moshuar tregon se qe 13 vite i ka vdekur bashkëshortja dhe thotë se jeta pa bashkëshorte ështe e vështirë por njeriu mësohet me kalimin e kohës.

Ai bën një krahasim me kohën kur ishte më i ri, ai thotë se “skam guxu as n’komoran me shku pa e vet babën, tash m’i thon djalit dy herë ku po shkon, i vjen mërzi me vet”, duke shtuar se pleqtë nuk po respektohen, transmeton Veriu.

Ai tregon se dy djem i ka në Gjermani.

“Mu mka vdekë djali i madh vjet, veq edhe ata dy në Gjermani njo jonë, ata mo svijnë, fmin smujn i lojnë, une si t’vdes, gruja m’ka vdek, nipa e mbesa nuk vijnë, ata s’jon Shqiptar mo, ju kto fort e dini. Une vetë ju kom fol djemve, hajdeni mas lufte, kan pas fakultetat e krejt, hajdeni, kan mujt me hi n’punë, jo valla jemi msu, ktu fminë në shkollë, vallain thashë po veq mos me m’ardh marre pa e qit shkomin me ardh me m’pa për juve se lo.”

Në pyetjen se a ka një porosi për ta, ai shton “Porosi kam por spo i nalet hiq turri, sa po mujnë po shkojn, nom Albini u nxe tha ko mi nal, ko mi nal, mdoket tash ma zi jon dal se kur i kanë pas n’dorë LDK-ja e PDK-ja, Vetvendosja s’po mun i nal hiq.”

Në pyetjen se si është ndjenja të jesh gjysh, ai për DTV Media thotë, ‘vallahin mirë, i du ma shumë se fminë e mi kta, sen ma mirë s’ka, edhe m’nderojnë, por jasht ata, po m’bren.”

Për fund ai thotë, “Veq njo du me ta thanë, mos u prekni ju gjinia femnore, 50% gratë i kanë qit djemt e ri atje, hajde se qy filanja dul e na metum ktu.”

Lexo edhe:  Abuzoi me foto dhe video të vajzave, çka thuhet në dosjen e Prokurorisë ndaj administratorit të ‘Albkings’