Bie në prangat e Policisë pronari i laboratorit të drogës në Veri

Pronari i laboratorit për prodhimin e substancave narkotike që u shkatërrua nga Policia më 1 korrik në Leshak të Leposaviqit, tashmë është arrestuar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Gazeta Sinjali se Goran Jezdimirovic, 38-vjeçar, i cili ka qenë në arrati deri ditën e djeshme, u kap afër Gjykatës në Mitrovicë, sot në orët e mëngjesit. Pas arrestimit, ai u shoqërua në stacion policor, ku u intervistuar dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Vlera e pajisjeve që u gjeten brenda laboratorit ishte rreth 250 mijë euro. Jezdimirovic ishte i gatshëm të fillojë përpunimin e substancave narkotike në këtë laborator, që ishte ndarë në dy kate, gjithsej në 5 dhoma, ku ishin montuar pajisjet e përpunimit të narkotikëve.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Rrahja te rruga C në Prishtinë: Këta janë tre të dyshuarit që përfunduan në ndalim policor