Osmani: Vuçiqi vetëm ankohet e bërtet, nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Moldavi dy krerët më të rëndësishëm të Evropës, më saktësisht kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Sigurisht, temë e diskutimit ishte pashmangshëm zhvillimet shqetësuese në veri të Kosovës.

Ajo ka treguar se e ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bashkë me Macronin e Scholzin. Sipas Osmanit, në takimin 10-minutësh, u dëshmua që Vuçiq nuk është i interesuar për paqe.

“Në fund të takimit me Presidentin Macron dhe Kancelarin gjerman, ata propozun që të kishte edhe një diskutim jofromal me Presidnetin Vuçiq, natyrisht që në takim ishte edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Dhe pas takimi që ata e kishin trelateralë dhe me Vuçiq, kishim diku një takim me 10 minuta të përbashkët, ku edhe një herë u dëshmua se zotri Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhje e as nuk është i interesuar për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në të gjithë rajonin tonë.” – deklaroi ajo në RTK.

Ajo tregoi se çka i kërkoi Vuçiqit.

“Unë para tyre kam kërkuar nga Vuçiqi që ta largojë ushtrinë nga kufiri, që t’i largojë bandat kriminale nga Kosova që të zbatojë listën e gjatë të marrëveshjeve që nuk e ka zbatuar, e kam pyetur a ka marrëveshje sipas teje, sepse ai paraqitet para palëve të tjera që kinse i respekton marrëveshjet, por publikisht del dhe thotë se nuk do t’i zbatojë.” – shtoi ajo.

“Zotri Vuçiqi si zakonisht ankohet dhe bërtet dhe shumëçka tjetër, por është natyra e tij” – vlerësoi Osmani.

Shefja e shtetit foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja në veri.

“Ka qenë kërkesë e qartë e Gjermanisë dhe Francës që kurdo që organizohen zgjedhjet e reja të ketë participim, që të mos iu ndalohet serbëve që të participojnë. Brenda ligjeve tona, brenda kushtetutës tonë, ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të reja.” – vlerësoi Osmani.

Lexo edhe:  Arrestohet ish polici i Kosovës , Dejan Pantiq, serbët vendosin barikata që mos ta lën të transferohet në Prishtinë

Por ajo ka treguar kushtin e saj për shpalljen e zgjedhjeve.

“Mirëpo është me rëndësi që serbët në veri të marrin pjesë. Participimi në demokraci është parakusht esencial në demokraci. Ata duhet të marrin pjesë dhe t’i zgjedhin kryetarët që ata dëshirojnë. Natyrisht, të sigurohet që të drejtat e tyre zbatohen nëpërjmet përfaqësuesve që ata zgjedhin”, shtoi shefja e shtetit.