Shpërthen zjarri në një shtëpi në Gjilan, dëmet kapin vlerën e rreth 10 mijë eurove

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një shtëpi dykatëshe në rrugën “Ramadan Salihu” në Gjilan, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht, pa pasoja në njerëz, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti është denoncuar nga pronari i shtëpisë, i cili ka kërkuar ndihmë nga Policia e Zjarrfikësit për të intervenuar pasi flakët përfshinë katin e dytë, i cili u bë shkrumb e hi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe e ka fikur atë në tërësi.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, pasi që ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.

Sipas informacioneve të para, zjarri dyshohet të ketë shkaktuar dëme që kapin vlerën e rreth 10 mijë eurove.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  Vendet që mbesin pa energji elektrike