Vjedhje e rëndë në Kaçanik: Hajnat marrin në një shtëpi stoli ari, 15 mijë euro dhe rreth 7 mijë franga zvicerane

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe një familje në Kaçanik.

Sinjali mëson se mbrëmë persona të panjohura kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie në rrugën ‘Mukadese Lika’, ku kanë dëmtuar dritaren dhe më pas kanë demoluar hapësirën e brendshme.

Pronari pasi ka parë gjendjen në të cilën ndodhej shtëpia ka njoftuar Policinë e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Bazuar në dëshminë e pronarit, hajnat kanë marrë rreth 15 mijë euro para të gatshme, stoli ari në vlerë të rreth 700 eurove dhe rreth 7 mijë euro franga zvicerane. Po ashtu kanë marrë edhe pajisje tjera, vlera e të cilave nuk dihet.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Polaku që mashtroi Qeverinë me 600 mijë euro është edhe pronar i një spitali në Kosovë