LAJMI I FUNDIT: Plaçkitet “Petroll Company” në Mitrovicë

Pompa e derivateve në Mitrovicë, “Petroll Company” është plaçkitur nga një person i panjohur.

“Jepi zë” ka marrë vesh se punëtori i kësaj pompe nën kërcënimi e armës është detyruar t’i jap plaçkitësit një sasi parash.

Për këtë informacion, “Jepi zë”, ka pyetur edhe Policinë e Kosovës, e cila e ka konfirmuar rastin.

“Sot, rreth orës 04:00 është raportuar për një rast grabitje i ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”  në Mitrovicën e Jugut.
Bazuar në hetimet e para, bëhet e ditur se grabitja është kryer në një pompë derivatesh, ku një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një sasi parash nga punëtori.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personit të dyshuar”, ka thënë Avni Zahiti për “Jepi zë”.

Lexo edhe:  Po çfarë krize, kosovarët harxhuan 42 milionë euro në vetura vetëm për 10 muaj