Aksident i rëndë në Kijevë, lëndohen pesë persona

Sot në orën 18:30 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Kijevë – Malishevë.

Në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura, ku për pasojë janë lënduar pesë persona.

Rastin për Gazetën Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

Elezaj tha se pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe se ekipet relevante po merren me rastin.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kijevë-Malishevë. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete udhëtarësh si dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj për Sinjalin.

Lexo edhe:  Mësohet ora se kur do të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën