Parashikimi i motit për sot dhe gjatë javës

Sot pritet të mbajë mot pranveror, me rritje të ndjeshme të temperaturave. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, lokalisht me acar të lehtë, ndërsa dita stabile dhe këndshme me shumë rreze diellore.

Temperaturat pritet të luhaten nga -2 ajo minimale deri në 18 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë sikur të jemi në pranverë. Temperaturat nga -2 minimale deri në 20 gradë Celsius në zonat më të nxehta të Shqipërisë.

Ditëve të ardhshme na pret mot sikur të jemi në pranverë. Përpos intervaleve të gjata kohore me diell do të fuqizohen edhe rrymimet ajrore nga jugu dhe jugperëndimi dhe kjo do të ndikojë në rritjen e temperaturave. Parashihen edhe vranësira të herë pas hershme kalimtare dhe rrallë në ndonjë zonë kryesisht malore mund të ketë ndonjë rigë të izoluar shiu./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Deklarata e vëllait të Liridonës: Në Kosovë fëmijët të qëndrojnë me familjarët e babait të tyre