Lajmi i fundit: Një 77-vjeçar vdes në një motel

Në një motel në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren, një 77-vjeçar nga fshati Gjonaj i Prizrenit ka vdekur.

Rastin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se  informacionin e kanë marrë rreth orës 11:36.

“Rreth orës 11:36 , nga një punëtor i një moteli në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren, është raportuar në polici se  një person i moshuar, klient i motelit është gjet pa shenja jete në dhomën e tij. Në vendngjarje kanë dal policia dhe mjekët nga emergjenca e qytetit, prej të cilëve është konstatuar vdekja”, ka thënë ai.

Sipas PK-së nga dëshmitë e para në trupin e të moshuarit nuk janë shfaqur shenja dhune.

“Nga provat dhe dëshmitë e para në trupin e viktimës nuk vëreheshin shenja dhune, por me urdhër te prokurorit kujdestar trupi I pa jetë është dërguar ne IML për ekzaminim”, ka thënë Bytyqi.

Lexo edhe:  Peticioni për Trustin, Haxhiu: Projektligji do të procedohet për në Kuvend para pushimeve të deputetëve