Vidhet vetura në Fushë Kosovë nga një i sëmurë psikik

Një vjedhje ka ndodhur dje në fshatin Miradi e Eperme të Fushë Kosovës. Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se i dyshuari i përfshirë në këtë rast është B. Ajvazi.

Rasti është informuar në organet e sigurisë nja një person i cili me herët e kishte lajmëruar për një veture te vjedhur (Nisan).

Mësohet se i dyshuari ishte me të meta psiqike. I njëjti është dërguar në qendrën strehimore ne Shtime .

Vetura është gjendur në parkingun e “Bau Marketit”. Policia së bashku me ankuesin kanë shkuar dhe e kane gjetur.

Lexo edhe:  Për çka akuzohet kosovari Liridon Rexhepi të cilin e arrestoi Turqia dje, çka tha familja e tij e çka Ministria e Drejtësisë