41 nënoficerë të FSK-së certifikohen si liderë luftarakë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se 41 oficerë të FSK-së janë certifikuar si liderë ushtarak.

‘’Në Komandën tonë të Doktrinës dhe Stërvitjes, 41 nënoficerë tanë certifikohen suksesshëm liderë luftarakë’’, ka shkruar ai.

 

Me tutje ai tregoj se programi mësimor i Kursit të Liderit Ushtarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.

 

Njoftimi i plotë:

 

Në Komandën tonë të Doktrinës dhe Stërvitjes, 41 nënoficerë tanë certifikohen suksesshëm liderë luftarakë

Programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.

Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!

Lexo edhe:  “E vras veten nëse s’më jepni para për narkotikë” - 25-vjeçari nga Istogu terrorizon prindërit, arrestohet