Incident në Prishtinë, dyshohet për therje me thikë

Një incident dyshohet se ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se bëhet fjalë për therje me thikë, për çka ambulanca tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Edhe njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar për rastin

Lexo edhe:  Si nëpër filma: Katër vetura të Policisë kapin dy të rinj në qendër të Mitrovicës