“Kam me t’bo bira bira”/ Plas sherri mes të rinjve në Fushë Kosovë, Policia gjen një thikë

Përleshjet, mosmarrëveshjet e konfliktet mes të rinjve janë bërë goxha të shpeshta në vendin tonë. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha dhe çfarë e bën edhe më alarmante është përdorimi i armëve të ndryshme, që përveç se rrezikon ata, cenon edhe sigurinë publike.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të hënën, në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ku dy të rinj u kapën mes vete, pas një mosmarrëveshje të momentit, që eskaloi edhe në kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se një 23-vjeçar po dyshohet se ka kërcënuar një 27-vjeçar, duke e paralajmëruar se “vec sa t’kryeht se kam me t’bo bira bira”. Për të mos mbaruar me kaq, ai gjatë gjithë kohës ka ekspozuar një thikë, me të cilën ka tentuar ta frikësojë viktimën.

Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personin e dyshuar, te i cili është gjetur arma e ftohtë, që u konfiskua më pas. I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar rasti si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.

Lexo edhe:  Të hënën mbyllet edhe një nga rrugët kryesore të Prishtinës