Vidhen paratë e bamirësisë në një xhami në Lipjan

Persona të panjohur kanë vjedhur paratë e bamirësisë në një xhami në fshatin Gumnasellë të Lipjanit.

Ata e kanë hapur me forcë dritaren e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë.

Nuk ka persona të arrestuar.

“Fsh. Gumnasellë, Lipjan  34-24.01.2024. Ankuesi  mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është hapur me forcë dritarja e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, njofton policia.

Lexo edhe:  Vidhen 35 mijë dollarë nga një banesë në Gjilan, hajni hap derën me çelës