Përleshje mes disa personave në Gjakovë, shkak ndihmat për minoritete

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot në rrugën “Skënderbeu”, në Gjakovë.

Sinjalizues të Sinjalit që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se dy grupe janë kapur mes vete, për shkak të disa ndihmave për minoritete.

Në pamjet e dërguara shihet se Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, me ç’rast, sipas sinjalizuesit ka edhe të arrestuar.

Portali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar në lidhje me rastin, por ende nuk ka një përgjigje.

Lexo edhe:  Tentim vrasje në rrugën Pejë-Rozhajë, policia jep detaje